Toolbox
Koshi i shkarkimeve (0)
Indesksi i produkteve
IM0008765_gi.jpg

Creteo Beton/Riparues

 

Betoni - Një material ndërtimi i rëndësishëm në kohët tonaRÖFIX – Partneri juaj për gjithshka në lidhje me betonin

Në më shumë se 50% e të gjitha ndërtimeve në ditët e sotme betoni përdoret si materjal ndërtimi. Jetëgjatësia e betonit si vlerë e përcaktuar, rezistenca, parametrat ekonomikë dhe përvec kësaj dhe karakteristikat vetiake të tjera si aftësia per të marrë formën e dëshiruar e kanë kthyer atë në një material nga i cili nuk mund të hiqet dorë. Betonin e gjejmë edhe në qindra metra katrorë fasadash, pjesë e imazhit të zakonshëm të qyteteve tona. Betoni përbëhet nga lëndë përbërëse kryesore çimento, lëndë shtesë (zhavorr, rërë) dhe ujë.Çimento është „zamka“ që lidh elementët e ndryshëm - gjymtyra lidhëse - dhe për këtë arsye bëhet tepër i rëndësishëm për cilësinë e materialit ndërtues. Për shkak të pamjaftueshmërisë së fortësisë, ndërtime prej betoni në ndërtesat e larta pajisen me armaturë hekuri. Per nivelin e sigurisë së një ndërtese betoni, bashkëveprimi i çelikut me betonin është një kusht i domosdoshëm dhe paraprak. Bashkëveprimi i tyre është afatgjatë atëherë kur çeliku mbrohet me anë të një shtrese të trashë betoni ose me anë të masave të tjera nga ndikimet e dëmshme atmosferike.

Firma RÖFIX ju ofron në lëmin e betonit një shumëllojshmëri betonesh të gatshëm të cliësisë së lartë:

  • Betone me sprucim me madhësi të ndryshme kokrrize dhe me karakteristika të ndryshme
  • Ripërtëritje betoni me shtresë të trashë ose të hollë
  • Beton për ndërtime në toka rurale dhe në kopshte