Toolbox
Koshi i shkarkimeve (0)
Indesksi i produkteve
IM0029933_gi.jpg

Bojrat

 

Të krijosh atmosferë me botën e ngjyrave RÖFIX

RÖFIX është një partner i vendosur në krijimin edhe zhvillimin e botës së ngjyrave. Nuk është fjala thjesht për një shumëllojshmëri ngjyrash, por kemi të bëjme dhe me një aktivizim dhe përshtatje të ngjyrave me elementë të shpirtit. Bota ka shumë shumë ngjyra për ta sjellë të gjithën në një telajo të vetme të bardhë. Inspirohuni dhe merrni guximin të përdorni ngjyra në jetën tuaj.

Nuanca të arritura me përsosmëri, kombinime dhe teknika profesionale, na tërheqin në dimensione të pa shijuara më parë. Variantet e pafundme të ngjyrave ju servirin tonin individual për fasadat ose ambjentet tuaja të banimit. Gjeni nuancën tuaj personale: Nuancat e hapura rezatojnë mirësi dhe miqësi, të japin përshtypjen e pafundësisë dhe çdo dhomë duket akoma më e madhe. Nuancat e errëta duken tepër të ftohta, shtrënguese, përfshirëse, kufizuese dhe të transmetojnë sigurinë e duhur. Nuancat e ftohta krijonë distancë, janë pasive dhe transmetojnë një ndjenjë aprovuese dhe funksionale. Janë qetësuese, relaksuese dhe rrezatojnë freski. Nuancat e ngrohta krijojnë afrimitet dhe një atmosferë të këndshme dhe relaksuese, duke aktivizuar dëshirën për më shumë.

Në botën e ngjyrave dhe materialeve RÖFIX, shtohen herë pas here akcente të reja për koncepte të menduara dhe ideuara me përsosmëri, duke sjelle njeriun dhe arkitekturën në një bashkëjetesë komode. Ngjyrat identifikohen me hapsira banimi të reja dhe atraktive duke krijuar një atmosferë të pa zëvendësueshme.