Toolbox
Koshi i shkarkimeve (0)
Indesksi i produkteve
IM0008798_gi.jpg

Suvatë mbushëse

 

Rrobat, bëjnë njerëzit - Suvatë, bëjnë shtëpitë

Suvatë RÖFIX krijojnë një pamje të këndshme në ambjentet e jashtme dhe të brendshme, pavarësisht nga funksioni, qoftë ky element atraktiv, modelues apo mbrojtja e murit nga kushtet atmosferike. Që në antikitet njerëzit e njihnin llaçin për suvatim. Atëherë përdorej llaçi prej argjile, i cili përdoret akoma sot në vendet jugore por gjëndet njëkohësisht edhe ne gamën e produkteve tona në kuadrin e metodave ekologjike të ndërtimit. Gëlqerja erdhi në Greqinë e lashtë si material i parë lidhës mineral. Me gëlqeren mund të prodhoheshin suva të jashtme me qëndrueshmëri ndaj kushteve atmosferike të cilat kanë kontribuar që tempujt të arrijnë deri në ditët e sotme. Romakët e njihnin tashmë dobinë e materialit të ashtuquajtur hidraulik. Teknika e ndërtimit ka ndryshuar shumë që atëherë. Me shpikjen e çimentos Portland në mes të shekullit 19, në dispozicion gjëndet një material lidhës me të cilën mund të krijohen dhe zhvillohen materiale ndërtimi me qëndrueshmëri më të lartë dhe jetëgjatësi më të madhe.