DecorLine-Sipërfaqe me karakter Përpunimi kreativ i sipërfaqeve është një tendencë e kohës. Me rrezatimin e vecantë ato nxjerrin në pah individualitetin e një ambienti të caktuar. Duke ju përshtatur dëshirave të ndërtuesve dhe planifikuesve në dispozicion është vënë RÖFIX DECORLINE një shumllojshmëri shtresëzimesh të vecanta për mundësi strukturimi individuale pothuajse pa kufi. Pika shkëlqimi të vecanta ofrojnë edhe masat e shpatullimit stuko RÖFIX me sipërfaqe të përngjashme me mermerin të shoqëruara nga teknika kreative shpatullimi. Gjeni për muret e dhomës tuaj më të shëndetshmen dhe më të përshtatshmen! Banimi, puna dhe edhe vetë koha e lirë për shumë njerëz në ditët e sotme zhvillohet brenda ambienteve të mbyllura. Individualiteti dhe disenjimi me stil është një faktor i rëndësishëm për një t'u ndjerë mire dhe për të jetuar me cilësi. Këto kërkesa për cilësi përmbushen për shkak të mardhënies të mirë perceptuar me formën, ngjyrën dhe materjalin. Materjale ndërtimi miqsore ndaj mjedisit dhe pa asnje ndikim negativ për shëndetin, ky është qëllimi i studimeve të përqëndruara të departamentit tonë pranë RÖFIX për kërkim dhe zhvillim. Shtresat e brendshme RÖFIX përbëhen nga materjalet më të mira natyrale. E.L.F. –është shkurtimi për „ Pa emisione dhe materjal shpërbërës“. Ky term anashkalon ama përbërësit e lëvizshëm (VOC). Termi „me pak emision“ është si rrjedhojë më korrekt. Edhe ligji, institucionet testuese dhe bojrat RÖFIX përdorin termin „me pak emision“. Vetitë për reduktimin e emisioneve si dhe cilësitë E.L.F vendosin parametra jo vetëm përsa i përket temes pershtatshmëri me mjedisin dhe shëndetin por edhe arsye estetike dhe ekonomike përbëjnë avantazhet e përdorimit të produkteve pa efekt zbutjeje. Ato reduktojnë në mënyrë të dukshme rrezikun e efektit mjergull. Keto janë depozitime gri në të zezë në mure dhe tavane të ndërtesave të reja dhe të vjetra. Pritshmërite për bojrat e jashtme RÖFIX i jep rëndësi të vecantë qëndrueshmërise së vlerës tek shtresat e bojrave në sipërfaqen e jashtme të fasadave. Mbrojtja e fasadave dhe estetika e tyre janë qëllime që kërkojnë nivel të lartë cilësie. Bojrat e fasadave RÖFIX i mundësojnë ndërtuesve, arkitekteve ose përpunuesve një shumllojshmëri zgjedhjesh e ngjyrash për strukturime të ndryshme në ndërtim. Fasadat me ngjyrë janë dekorative dhe e nxjerrin vëzhguesin nga e përditshmja gri. Por, ato e kënaqin pronarin e ndërteses, vetëm nëse ato vazhdojnë të shkelqejne dhe nuk bëhen pre e dëmtimeve apo ndryshimit të ngjyrës. Mbrojtja e fasadave pra nuk lejon asnjë kompromis. Në këtë rast uji përben armikun NR. 1 të fasadave me të gjitha format që ai shfaqet si dhe shkakun kryesor të të gjitha dëmeve. Për këtë arsye fasadat duhet të mbrohen vazhdimsht nga lagështia, papastërtia (veprimi mikrobakterial) dhe materjalet e dëmshme për t'ju përgjigjur kërkesave më të rëndësishme psh. kerkesës për aftësi hapjeje difuzionale, elasticitetit etj. RÖFIX ofron bojra të testuara prej shumë kohesh për t'ju përgjigjur kërkesave të ndryshme si : bojra fasadash silikate, me lidhje organike sikurse dhe bojra fasadash prej rezine silikoni origjinal, të cilat falë përbërjes së tyre mikroporoze, kanë aftësi mënjanuese të ujit por njëkohesisht ofrojnë dhe hapje difuzionale të lartë. Dhënia e dorës së parë me shtresa bazë Lyerjet e dorës së parë, pa pigment me përmbajtje uji, me materjale absolvent, përkufizohen si lyerje fillestare: Ato duhet të penetrojnë sa më thellë në bazamente me aftësi thithëse, ti forcojnë ato, duke i hidrofobizuar dhe duke reduktuar e njëtrajtëzuar njëkohësisht aftësinë e madhe thithëse të tyre. Me një lyerje fillestare (atlas) të pështatshme, forcohen edhe sipërfaqe të dëmtuara nga shtrëngatat të suvave dhe bojrave minerale apo organike, përpara se të trajtohen me një bojë te re. Konsumimi dhe hyrja në thellësi varen nga aftësia thithëse e bazamentit; e rëndësishme është që në sipërfaqe të mos krijohet ndonjë cipë me shkelqim. Për këtë arsye edhe përqindja e materjalit forcues në koncentratin përkatës është rreth ose nën 10%. Lyerje fillestare me lidhje silikoni dëshmojne mbi të gjitha një aftësi të mirë hidrofobuese dhe arrijnë të penetrojnë mirë në bazament - Aftësia thithëse e bazamentit reduktohet dhe balancohet
- Plasaritjet e lehta hidrofobizohen dhe bëhen inaktive
- Transmetim i ngjitjes midis bazamentit poroz dhe bojës
- Bazamenti përforcohet. Bazamente të shpupuritura lidhen mire në sip.
- Aftësia mënjanuese e ujit përmirësohet
Stukim për njëtrajtëzimin e pabarazive Rrallë ndodh që me suva apo beton të prodhohet një sipërfaqe e mbaruar që nuk ka nevojë për lyerje. Edhe kur sipërfaqja është rrafsh dhe e lemuar për shkak të ndikimeve të ndryshme në jetën e përditshme ajo sigurisht që fillon e dëmtohet. Për këtë arsye aplikohen shtresa të holla shpatullimi. Krijohen sipërfaqe të lëmuara të njëtrajtshme për shtrimin e bojës. Edhe pllakat e karton gipsit dhe suvatë e vjetra përpunohen sipër lehtësisht me keto produkte. Në këtë rast RÖFIX ofron lloje të ndryshme (materjalesh lidhës) sipas kërkesave . Gëlqero-cimentore, dispersione të gëlqeres si dhe masa të pastra shpatullimi me dispersion janë një vecori e sortimentit. |